Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në fshatin Shalë komuna e Lipjanit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i ka thënë arbresh.info se është sekuestruar arma dhe është identifikuar i dyshuarin që dyshohet ta ketë përdorë të njëjtën.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe se i arrestuari është një 51 vjeçar.
Sot rreth orës 16:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit. Policia me shpejtësi ka trajtuar informatën dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.Veprimet operativo-hetimore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit F. Sh, mashkull, 51 vjeç, nga i cili është sekuestruar një revole me gaz, e tipit EKOL, kalibrit 9mm, si dhe gjashtë copë fishek”, ka thënë Borovci
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës (Përdorim i armës).
I njëjti është intervistuar nga ana e policisë dhe është proceduar më tutje në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...