Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ia ka kujtuar ministrit të Mbrojtjes Anton Qunit deklaratën e para disa viteve kur kishte thënë se qëndron në politikë derisa t’i shoh Thaçin e Veselin prapa grilave.
Quni, tha se këtë vendim do ta merr pasi ti shoh prapa grilave.
“E kuptoj shqetësimin e juaj për deklaratën që kamë thënë, pasi ti shoh prapa grilave të apostrofuarit, presim epilogun dhe pastaj do të marr vendim edhe unë”, tha ai./arbresh.info.
“Isha në mendime të tërhiqem nga jeta politike pas këtij mandati. Por kur e shoh ketë hipokrizi të njerëzve që i njoh nga lufta, nga vijat e frontit dhe e di se në disa situata kanë dështuar… Para publikut paraqiten si heronj e janë frikacakë. Këta janë njerëz që te lënë në gjysmë të rrugës. Sot mundem me u ndi fitimtar. Por z.Veseli, z.Thaçi, ju jeni arsyeja që më bëni të qëndroj në këtë parlament. Për të gjitha ato qe keni bërë po më detyroni të qëndroj derisa t’ju shoh prapa grilave”, kishte thënë Quni.
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...