Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë Hoti lidhur me menaxhimin e pandemisë në vend.
Ai ka thënë se edhe kjo qeveri po edhe ajo paraprake kanë vepruar me mashtrim e jo profesionalizëm, raporton arbresh.info
Haxhiu po ashtu ngriti shqetësim se përse po dënohen qytetarët e vendit për mosrespektim të masave, duke akuzuar liderin e VV-së për mbledhjen e turmës dje në Podujevë.
“Situata me Covid-19 është tejet alarmante, spitalet janë drejt kolapsit, e këta të Avdullah Hotit i ka verbëruar gara për pushtet. Qeveria sillet me komoditet sikurse spitalet me qenë me një planet tjetër. Me mashtrim e jo profesionalizëm ka vepruar edhe Qeveria Kurti, i cili edhe mbrëmë i shkeli masat. Përse shteti po i dënon qytetarët e po i amniston politikanët. Qeveria nuk po e kupton rolin e saj, ka pasë më shumë shkarkime në spitale sesa mbështetje për ta”, tha Haxhiu.
Ai po ashtu bëri thirrje që në këtë kohë të bashkohen forcat politike dhe të tejkalohet kjo situatë.
“Kolegë t’i bashkërendojmë forcat që ta tejkalojmë këtë. Të krijohen ekipe mjekësore, të punohet në përgatitjen e hapësirave për shtimin e pacienteve. Të rriten pagave për sektorin shëndetësisë, stafin e policisë. Të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike”, tha Haxhiu./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...