Zinedine Zidane ka komentuar për Movistar humbjen e tretë të pësuar në kampionat.
Los Blancos janë mundur 2:1 në shtëpi nga Alaves.
“Kanë shënuar pas tri minutash, gjithçka është komplikuar menjëherë. Kur ndeshja fillon në këtë mënyrë, është e vështirë”, ka thënë francezi.
“Nuk kemi luajtur si skuadër, duhet të ruajmë gjithmonë përqendrimin sepse çdo kundërshtar është i rrezikshëm. Nuk duhet të kërkojmë justifikime”.
“Kemi bërë një ndeshje të keqe, veçanërisht në fillim dhe nuk kemi arritur të ndryshojmë. Në pjesën e dytë nuk kemi krijuar shumë raste dhe goli i dytë ka ardhur menjëherë”.
“Gabimet e lojtarëve? Është faji im, jam trajneri. Duhet të ndërrojmë faqe, të martën kemi një ndeshje tjetër”./botasot/
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...
Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë