Pandemia “COVID-19” ka bërë që rendi botëror t’i nënshtrohet rregullave të reja të jetesës, ku pa dyshim futbolli kërkon zbatim rigoroz të protokolleve mjekësore të miratuara nga autoritetet zyrtare.
Edhe në këtë aspekt futbolli shqiptar është në dorë të Zotit, pasi në dallim nga vendet e zhvilluara, klubet tona nuk kanë mundësi që të kryejnë tampone para çdo ndeshjeje.
Thjesht mjaftohen me izolimin e personave që shfaqin simptomat, por pa kryer testimin e gjithë grupit edhe kur certifikohen rastet me infektim.
Kështu që Koronavirusi është një “minë me sahat” për çdo ekip shqiptar, që mund t’i penalizojë aty ku se pret.
Ka klube që i fshehin të infektuarit, ku i largojnë nga skema provizorisht me pretekstin se mungojnë për arsye dëmtimesh. Sulmuesi i Kukësit, Godberg Kuper, është lojtari i fundit që është rikuperuar pas infektimit me “COVID”, por ka të tjerë që presin të bëhen “negativ”./botasot/
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...