SHBA është vendi me numrin më të lartë të të vdekurve dhe prekurve me COVID-19 në të gjithë botën.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur në mbi 13 milionë që prej fillimit të pandemisë ndërsa ai i viktimave në 264 mijë.
Një rritje e infektimeve me koronavirus ka bërë që qarku i Los Anxhelosit në Kaliforni të lëshojë një urdhër të ri tre-javor, për qëndrim në shtëpi, i cili do të hyjë në fuqi të hënën.
Zyrtarët lokalë kishin njoftuar më parë se do të lëshonin një urdhër kufizues kur rastet e reja me COVID-19 të arrinin në mesatarisht 4,500 të prekur në ditë për një periudhë pesë-ditore. Të premten, mesatarja e pesë ditëve të fundit ishte 4,751.
Urdhri ndalon grumbullimet publike apo private të njerëzve që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi.
Sipas zyrtarëve të shëndetësisë në ditët në vijim, numri i rasteve të reja COVID-19 mund të duket çorientues, si rezultat i kryerjes të më pak testeve gjatë festës së Falënderimeve dhe orareve të reduktuara të qendrave ku kryen ato.
Numri i rasteve të reja mund të duket më i ulët se zakonisht për shkak të festës, por numrat, thonë ekspertët, nuk do të japin një panoramë të qartë sesi paraqitet situata në vend.
Të premten numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet në të gjithë Shtetet e Bashkuara arriti në 90,000 pas gati dyfishimit në muajin e fundit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Numërimi i votave ndalet sot në ora 12:00, rifillon më 1 jan...
Osmani paralajmëron njohje të reja për Kosovën në fillim të ...
Tirana pa ujë për festa, shkarkohet kreu i Ujësjellësit
71 deputetë të legjislaturës së 9-të pritet të jenë edhe në ...
Moti sot në Shqipëri, ulje temperaturash dhe reshje bore në ...
Izraeli do të ndalojë hyrjen e 37 grupeve humanitare në Gaza