Kryeministri, Avdullah Hoti, thotë se Kosova është e përkushtuar për një zgjidhje përfundimtare me Serbinë.
“Republika e Kosovës është e vendosur që t’i rregullojë edhe me Serbinë. Dhe duhet të përmbyllet vetëm me njohje. Asnjë marrëveshje gjysmake nuk garanton paqe. Jemi të përkushtuar që të përmbyllim çështje të rëndësishme siç është edhe çështja e të zhdukurve”, është shprehur Hoti, raporton arbresh.info.
Sipas Hotit, Kosova është e vendosur për ta zënë hapin e zhvillimit krahas vendeve të qytetëruara dhe demokratike.
“Jemi të vendosur që misionin dhe vizionin e ideatorëve të republikës ta realizojmë përmes integrimit në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare. Ushtria do të jetë anëtare e Aleancës Veriatlantike në mënyrë që ushtarët tanë të jenë nëpër misione paqësore”, është shprehur Hoti.
Këto komente ai i ka bërë gjatë ceremonisë së shënimit të Ditës së Forcës – FSK-së./arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...