Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurve në komunën e Deçanit.
Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, për arbresh.info ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
“Ju konfirmojmë se dy persona janë duke marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK dhe momentalisht janë stabil jashtë rrezikut për jetë. Ekipet shëndetësore në QKUK janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme”, ka thënë Fazliu për arbresh.info.
Bëhet e ditur se njëri nga ta është i moshës së mitur.
Përleshjes në Deçan është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës.
Ata kanë bërë të ditur se kanë arrestuar dy persona./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër