Mads Mikkelsen do të marrë përsipër rolin e Gellert Grindelwald në Fantastic Beasts 3 në vend të Johnny Depp.
Prej javësh është folur që Mikkelsen është aktori që Warner Bros. kishte në mendje për të zëvendësuar Johnny Depp, transmeton portali arbresh.info
Warner Bros. kërkoi nga Depp që të japë dorëheqje, pasi humbi betejën ligjore për dhunë ndaj tabloidit britanik që iu referuar si rrahës i gruas në ballinë.
Aktori lëshoi një deklaratë në mediat sociale dhe dha dorëheqjen nga roli, megjithëse shumë mbështetës të tij shpresojnë që ai të kthehet. Nuk duket se është kështu.
Mads Mikkelsen do të shfaqet si Gellert Grindelwald në Fantastic Beasts 3, i cili është planifikuar ende të hapet në kinema më 15 korrik, 2022.
Sidoqoftë, është pak herët për të treguar nëse filmi do të jetë në gjendje ta mbajë atë datë të shfaqjes kur gjithçka të përfundojë./arbresh.info/
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë