Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në takime të ndara priti Ambasadorin gjerman Jorg Rohde, Ambasadorin italian, Nicola Orlando dhe të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, z. Mitsunori Ogasawara.
Gjatë takimeve u bisedua për proceset aktuale që po kalon Kosova dhe pikëpamjet e LDK-së për stabilitet qeverisës të vendit, raporton arbresh.info.
Për këto tema, Kryetari Mustafa dje zhvilloi një takim virtual edhe me ambasadorin e SHBA-së, Kosnett si dhe priti në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad të shoqëruar nga ambasadori norvegjez në Kosovë.
Kryetari Mustafa mbetet i përkushtuar për të garantuar stabilitet politik që është i domosdoshëm në këtë fazë që po kalon vendi. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...