Me qëllim të bashkërendimit për zgjedhjet në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut, u.d. Presidentja dr. Vjosa Osmani-Sadriu ka mbajtur një takim virtual me Valdete Daka, kryetare e KQZ-së.
“U.d. Presidentja ofroi përkrahjen e saj të plotë, në mënyrë që zgjedhjet në këto dy komuna të organizohen duke mbrojtur shëndetin e qytetarëve si dhe të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.
Ndërkaq znj. Daka e njoftoi u.d. Presidenten Osmani se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, si për zbatimin e manualit për mbrojtje nga pandemia, ashtu edhe për zgjedhje të drejta në përputhje të plotë me praktikat demokratike. Ajo e siguroi u.d. Presidenten se deri tani nuk kanë hasur në asnjë problem dhe se janë në koordinim të plotë me institucionet përgjegjëse që të jenë të pajisur me të gjitha materialet e nevojshme”, thuhet në njoftim.
Në këtë kontekst, u.d. Presidentja Osmani bëri thirrje që si personeli zgjedhor, ashtu edhe të gjithë qytetarët, t`i respektojnë masat për mbrojtje nga pandemia, duke mbajtur higjienën, maskën dhe distancën. Ajo ritheksoi rëndësinë e realizimit të së drejtës kushtetuese për të votuar për qytetarët e këtyre dy komunave.
Kuvajti raporton ‘disa dronë armiqësorë’
Zbardhet atentati me eksploziv ndaj 57-vjeçarit në Konispol,...
Dua Lipa ngre padi prej rreth 14 milionë eurosh kundër Samsu...
Irani: Anijet nga vendet që zbatojnë sanksionet e SHBA-së nu...
Zyrtare: Kylian Mbappe mungon ndaj Barcelonës
Tre arinj hyjnë në oborrin e një familjeje në Hoçë të Prizre...