Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot se deri tani nuk është propozuar ndonjë masë kufizuese si ora policore apo mbyllja e shtetit, por këto masa qëndrojnë si opsion për periudhën e ardhshme.
“Nëse kemi progresivitet të pandemisë, rritje të përhapjes së sëmundjes, normalisht se duhet të ndërmerren masa shtesë”, tha Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, masat duhet të merren në mënyrë graduale në mënyrë që të shihen rezultatet.
“Sipas analizave që janë bërë në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, këto masa që janë në fuqi japin disa efekte të caktuara, tashmë zvogëlohet bartja e virusit te popullata, dhe këtë do ta ndjejmë gjatë ditëve të ardhshme, por kjo s’do të thotë se ky trend do të mbesë kështu”, tha Spasovski duke shtuar se nëse ka trend të rritjes së rasteve do të ketë edhe masa kufizuse për shkak se shteti duhet t’i mbrojë qytetarët, shëndetin dhe ekonominë.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve