Vritet një person në veri të Mitrovicës, arrestohen dy të dyshuar

09:23 | 24 Nëntor 2020
V. S.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar në veri të Mitrovicës.

Një vrasje kishte ndodhur mbrëmjen e 22 nëntorit në veri të Mitrovicës, përkatësisht në rrugën “Luja Braja”.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka arritur që të arrestojë dy persona, të cilët dyshohet se kanë kryer këtë vepër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale