Në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen sot pesë komisione parlamentare.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Komisioni për Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike si dhe Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, janë këto pesë komisionet që do të mblidhen sot.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes që do të mblidhen në ora 10:00, në rend ditës përveç miratimit të rendit të ditës dhe procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë 13.10.2020; 27.10.2020 dhe 10.11.2020 do të shqyrtojë në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 05 L/-015 për letërnjoftim. Më pas është dhe shqyrtimi i raportit të Ministrisë së Mbrojtjes rreth zbatimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019 si dhe do të jenë të gjeturat e raportit për vendin të Komisionit Evropian për vitin 2020.
Në ora 11:00 do të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Fillimisht në rend ditës është miratimi i rendit dhe miratimi procesverbaleve nga mbledhja e mbajtur me 17.11.2020 e më pas shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të vitit 2019 për Kompaninë Regjionale të Ujitjes Drini i Bardhë ku të ftuar do të jenë kryesuesi i Bordit dhe Kryeshefi Ekzekutiv.
Po të njëjtën ora, pra në ora 11:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Në këtë komision veç miratimeve të procesverbale dhe rendit të ditës është edhe shqyrtimi në parim i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre.
Ndërsa në ora 13:00 do të mblidhet Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike. Po ashtu në ora 13:00 do të mblidhet edhe Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...