Frenimi i virusit është thelbësor për të mbështetur ekonominë që po preket rëndë nga rritja e rasteve të reja të koronavirusit të ri dhe kufizimet e vendosura në vende të ndryshme për frenimin e tij, njoftoi sot G20 në komunikatën e saj përfundimtare.
“Përballë një rimëkëmbjeje të trazuar, një sistem tregtar shumëpalësh është më i rëndësishëm se kurrë, ashtu si infrastruktura është thelbësore si një nxitëse e rritjes”, thuhet në deklaratë.
Liderët e 20 vendeve më të industrializuara theksuan se do të vazhdojnë përpjekjet për të lehtësuar sektorët e udhëtimit dhe turizmit që të rimëkëmben nga pandemia, si edhe të mos kursejnë përpjekjet për qasje të barabartë në vaksina, trajtime dhe diagnostikime për të gjithë, duke iu përgjigjur nevojave financiare për shpërndarjen e vaksinave./albinfo/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...