Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar rezolutën për të pagjeturit.
Propozim-rezoluta nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”, ka marrë vetëm 31 vota.
E pasi në këtë seancë kjo rezolutë nuk ka marr votat e mjaftueshëm, e njëjta do të hidhet në seancën tjetër në votim.
Ndryshe, javën e kaluar seanca ku u diskutua për të pagjeturit u përcjell me tensione të larta dhe përplasje mes deputetëve të LVV-së dhe LDK-së./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...