Policia spanjolle ka shkatërruar një grup trafikantësh shqiptarë të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se janë zbuluar mbi 7,800 bimë marijuane të shpërndara në 17 parcela në malet e qytetit Huesca të Agüero, ndërsa në pranga kanë rënë dy grupe trafikantësh shqiptarë.
Sipas mediave janë sekuestruar rreth 18.5 ton marijuanë si dhe arrestuan 13 shqiptarë. Bimët narkotike ishin të fshehura në zona të thella të pyllëzuara ku trafikantët kishin prerë pishat për të krijuar kushtet e favorshme për parcelat e kanabisit.
Fushat ujiteshin përmes pompave që furnizoheshin me energji elektrike me gjeneratorë ndërsa ujin e merrnin nga gomone artificiale të krijuara enkas.
Ky operacion është zhvilluar në kuadër të një operacioni më të gjerë të quajtur Operacioni i Gjelbër i cili ka nisur në shkurt të vitit 2019. Gjatë fazës së dytë nga gushti 2019 deri në tetor 2020 më shumë se 800 plantacione ‘kanabis’ u goditën në operacione të ndryshme të kryera në të gjithë vendin.
Ndërkohë në total janë sekuestruar 48 ton kanabis, 3,140 kg kokainë, 85 kg heroinë, 458 armë zjarri dhe më shumë se 7,600,000 euro./lajmiifundit/
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...