Grupi xhihadist, Al Qaeda në Magreb Islam ka caktuar një nga zyrtarët e tij si pasardhës të algjerianit Abdelmalek Drukdel, i cili u vra nga forcat franceze në qershor në Mali, njoftoi sot aljazeera.
Al Qaeda njofton emërimin e udhëheqësit të saj të ri, algjeriani Abu Obaida Yusuf al-Annabi, kreu aktual i “Këshillit të Dinjitarëve”

Sipas ueb-faqes amerikan, Counter Extremism Project (CEP), ky ish anëtar algjerian GSPC (Grupi Salafist për Predikim dhe Luftime), i cili ka qenë në listën amerikane të “terroristëve ndërkombëtarë” që nga shtatori i 2015, është gjithashtu kreu i filialit mediatik të Al Kaidës dhe shfaqet rregullisht në videot në grup.
Në një mesazh të lëshuar dje, Al Qaeda gjithashtu përmend ekzekutimin e fundit të misionarit zviceran, Beatrice Stockli, rrëmbyer në vitin 2016 në Sahel dhe ia atribuon vdekjen e saj një përpjekjeje nga “kryqtarët francezë” për ta liruar.
Më shumë se pesë mija trupa franceze janë vendosur në Sahel, si pjesë e operacionit Barkhana.
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh