Ballkani ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Llapit.
Skuadra e Ismet Munishit fitoi me rezultat bindës 4 – 2, shkruan lajmi.net.
Gripshi zhbllokoi rezultatin pas 13 minutave lojë, ndërsa Ermal Krasniqi dyfishoi shifrat në minutën e 23-të, shkruan lajmi.net.
Gripshi realizoi prapë duke trefishuar rezultatin (37′).
Kurse, pas tetë minutave Mirlind Daku thelloi edhe më shumë rezultatin, me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Llapi nisi të këndellet në 45-minutëshin e dytë duke realizuar përmes Prençit (57′) dhe Januzit (79′), rezultat me të cilin përfundon ndeshja.
Ballkani me këtë fitore mban vendin e parë me 29 pikë, derisa Llapi renditët në pozitën e nëntë me tetë sosh.
Gjashtë skuadrat e Premier League dështuan në ndeshjet e par...
Sot varroset 31-vjeçari Yll Çeku, i cili vdiq pas një akside...
Konflikti në Lindjen e Mesme rrit çmimet e biletave të avion...
OVL i reagon Speciales: Shumë herë janë shkelur të drejtat e...
Trump: SHBA-të nuk kanë mbaruar ende në Iran
Edi Rama publikon pamje nga Liqeni Artificial i Tiranës