Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka paralajmëruar qytetarët se sistemi shëndetësor në vend është para kollapsit, pasi numri i të infektuarve me Covid-19 mund të katërfishohet deri në fund të vitit.
Ai ka njoftuar për mbylljen e qytetit më të madh kanadez, Torontos, transmeton portal arbresh.info, duke cituar Reuters.
Trudeau u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, sepse numri i të infektuarve është duke u rritur vazhdimisht.
“Sinqerisht, një festë normale e Krishtlindjes nuk është në diskutim,” tha Trudeau dhe Teresa Tam, kreu i Shërbimit Publik Kanadez të Shëndetit, e cila gjithashtu paralajmëroi se numri ditor i infeksioneve të reja mund të arrijë në 60,000 nëse nuk respektohen masat fizike dhe distance sociale./arbresh.info/
Netanyahu kërkon që qeveria britanike të ndërmarrë veprime p...
Ramiz Lladrovci nderon 280 martirët nga Verboci
310 gjoba për motoçiklistët gjatë prillit në Pejë
Komunat në kolaps financiar: Mbi 344 milionë euro të humbura...
Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...
Osmani: Qytetarët s’po i takoj vetëm këto ditë, vizitat s’ja...