Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj po ankohet se masat kundër përhapjes së COVID-19 nuk po respektohen sa duhet.
Ai ka vënë në pah faktin se rastet e reja dhe fatalitetet po shtohen në Kosovë, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndryshojnë sjelljen e tyre.
Zemaj me anë të një postimi në Facebook ka shtuar se ende s’ka ndonjë vaksinë në përdorim, andaj sipas tij mënyra e vetme është respektimi i masave.
Në të kundërtën, ai ka thënë se numrat nuk do të bijen.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen. Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj.
Numri i madh i personave me virusin Covid 19, dhe numri i madh i rasteve të vdekjeve, do shërbyer si sinjal i fuqishëm për pakujdesinë në shtetin tonë.
Deri sa ende nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena.
Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, numrat nuk do të ulën. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha!
Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën!.
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...
Infarkti nuk shfaqet njësoj tek gratë dhe burrat: Simptomat ...
Raportohet se një person i ka vënë zjarrin vetës në Zvicër n...
“Pirati dëshiron të bëjë histori” – Mallor...
Digjet një punëtori dhe një objekt ndihmës në Mushtisht
80 vjeçari i zhdukur: Ende asnjë gjurmë nga Alush Kastrati