Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në twitter ka akuzuar kryeministrin Rama se po manipulon faktet dhe po fsheh të vërtetën e shifrave të viktimave më COVID-19.
Basha shkruan se Ramës këto dy ditë Rama i ka shfrytëzuar për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën.
Teksa thotë se përpjekja e tij është e kotë sepse askush nuk e beson më, Basha thekson se “Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka”.
Postimi i plotë:
Pasi denoncimit të fakteve se gënjeu për numrin e viktimave të Covid-19, Ramës ju deshën dy ditë për t’u përgjigjur. Dy ditë përpjekje për të manipuluar faktet dhe për të fshehur të vërtetën që pamë të gjithë. E ka kot sepse askush nuk i beson më! Kush gënjen për një çështje kaq të ndjeshme, gënjen për gjithçka. Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe nuk merret me gënjeshtra natë e ditë.
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...