Trajneri i Catanias, Giuseppe Raffaele është ndaluar me katër ndeshje mos-lojë në Serie C pas ndëshkimit me të kuq pasi ndali një lojtar kundërshtar gjatë një kundërsulmi.
Një gjë e rrallë dhe shumë e çuditshme ka ndodhur në futbollin italian, ku akteri kryesor ishte një trajner, i cili u ndëshkua me të kuq.
Incidenti në ligën e tretë italiane ndodhi në minutat shtesë kur ekipi i trajnerit Raffaele po mundte Vibonese me rezultat 2-1.
Kur lojtari i Vibonese fitoi një top në vijën anësore, Raffaele bëri një hap përpara dhe e ndaloi atë largoi kur po shkonte në kundërsulm.
Gjyqtari ndërhyri menjëherë dhe e largoi Raffaelen me kartonë të kuq dhe tani ai është dënuar me një ndalesë prej katër ndeshjesh. /Telegrafi/
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI