Pasi kanë kaluar Covid-19, një person në 20 ka pësuar një prekje të kapaciteteve mendore, e në mjaft raste bëhet fjalë për të rinj të moshave nga 18 deri në 49 vjeç, përfshirë edhe persona të prekur shumë lehtë nga sëmundja.
Gjithmonë e më shumë, Covid-19 po shfaqet si një problem serioz i cili nuk duhet anashkaluar e kjo pikërisht për shkak edhe të pasojave afatgjata që mund të ketë në organizëm. Një prej tyre është e ashtëquajtura “mjegull e mendjes”, për të cilën kanë folur së fundi biologë të njohur italiane si Barbara Gallavotti.
“Koronavirusi mund të ndikojë në kapacitetin tonë mendor në periudhën afatmesme dhe afatgjatë”, thotë ajo. “ Nga shume njerëz të shëruar mbërrijnë ankesa për një lloj mjegullimi dhe lodhjeje mendore. Këta persona kanë përjetuar humbje të përkohshme të kujtesës, konfuzion dhe vështirësi të mëdha për t`u përqendruar. Disa të mbijetuar të Covidit thonë se e kanë mjaft të vështirë për të kryer punën e caktuar dhe i duhet më shumë kohë që ta përfundojnë atë.
Kjo duket është një prej shenjave të Covidit të gjatë, siç e kanë quajtur mjekët, i cili sipas tyre mund të zgjasë për muaj të tërë pas shërimit zyrtar nga sëmundja. Ekspertët thonë se “mjegulla e mendjes” është vënë re edhe tek pacientë që e kanë kaluar shumë lehtë Covid 19-tën dhe që nuk kishin patologji të tjera të mëhershme./tch/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...