
CAGLIARI, CAGLIARI - MARCH 11: Ciro Immobile of SS Lazio celebrate a second goal during the serie A match between Cagliari Calcio and SS Lazio at Stadio Sant'Elia on March 11, 2018 in Cagliari, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
Ciro Immobile, më në fund, është gati të kthehet në fushë. Sulmuesi i Lazios, i cili ka qëndruar për disa javë në izolim për shkak të infektimit me koronavirus, rezultoi negativ në testin e fundit.
Këtë mëngjes, sulmuesi i lindur në vitin 1991, u paraqit në Paideia për të kryer testet fizike, përgjigjet e së cilave do të japin “ok”-in përfundimtar nëse do të jetë në gjendje të kthehet në stërvitje me shokët e tij të skuadrës.
Për Simone Inzaghin, kthimi i sulmuesit është një lehtësim i madh në një moment vështirësie në nivelin fizik. Ai duhet të kthehet në fushë ndaj Crotones dhe gjithashtu mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e Championsit, kundër Zenitit.
Immobile mbërriti në Paideia rreth orës 08:00 dhe bëri shaka me të pranishmit, që e pyetën nëse mund të kontribuonte në ndeshjen kundër Crotones:
“Sigurisht, përndryshe nuk do të isha qenë këtu …”
Prania e fundit e Immobiles në fushë daton pothuajse 20 ditë më parë, në sfidën Torino-Lazio, që përfundoi 2-3 për bardhekaltrit me dy gola në kohën shtesë, një prej të cilëve mban firmën e tij.
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...