Qeveria mbetet në qëndrimin se ende nuk ka ardhur koha për orë policore.
Zëvendëskryeministri për ekonomi Fatmir Bytyqi thotë se masat e miratuara nga pikëpamja shëndetësore po japin rezultate. Bytyqi vlerëson se nëse është e nevojshme, do të reagojnë me masa të reja.
“Sa i përket pasojave ekonomike, ato janë të lidhura. Sa e shkurtoni kohën e punës së subjekteve ekonomike, aq më të dukshme janë humbjet. Ne thamë, nëse kjo ndodh për shkak të krizës shëndetësore, ne do të përgjigjemi në mënyrë të përshtatshme me masa ekonomike- pohoi Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për Ekonomi.
Dy ditë më parë, Kryeministri Zaev tha se shumica në komisionin për sëmundje infektive beson se ora policore nga ora 21 nuk do të japë ndonjë rezultat, ndërsa nëse të gjithë mbyllen në shtëpi nga ora 17 ose 18, gjërat mund të përmirësohen.
Dhe në kohën kur ekonomia frikësohet nga ndonjë karantinë e re dhe mbylljes së aktiviteteve me arsyetimin se çelës i ri për biznesin do të thotë kolaps i plotë, administratorët e kuvendit do të marrin paga më të larta në vitin 2021. Parlamenti ka kërkuar për vitin e ardhshëm të kenë buxhet më të madh për tre milion euro krahasuar me këtë vit. Nga Qeveria thonë se me zgjidhje ligjore, Kuvendi ka pavarësi financiare dhe nuk ka nevojë t’i raportojë Qeverisë se për çfarë do t’i shpenzojë paratë e shtetit që merr çdo vit. Nga Kuvendi heshtje. Në vend të shpjegimit, thirrjet tona për çfarë do të përdoren këto para u ndërprenë shpejtë nga sektori për marrëdhënie me publikun./alsat
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...