Ish-portieri i skuadrës kuqezi, Christian Abiatti, beson se Milani dhe Napoli mund të luftojnë për Scudetto.
Abbiati ka folur para takimit të së dielës mbrëma në mes këtyre dy skuadrave.
43-vjeçari ka fituar tri tituj të Seria A, një Kupë të Italisë dhe Ligën e Kampionëve, sa ishte pjesë e klubit kuqezi, dhe beson se Milani dhe Napoli janë konkurrentë për titull këtë sezon.
Kryesuesit e tabelës janë tri pikë para Napolit pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, ata do të udhëtojnë drejt San Paolos për takimin e së dielës mbrëma.
“Unë mund të them qe të dy klubet mund të luftojnë deri në fund për vendin e parë”, u deklarua Abbiati.
“Do të jetë një kampionat i mirë, me katër apo pesë pretendentë, së bashku me këto dyja”.
“Por, edhe në rast se Milani fiton të dielën, është ende herët të mendojnë për Scudetto”, përfundoi ai./Gazeta Express/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...