Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka folur nga kjo ulëse mirëpo në emër të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me çështjen e të pagjeturve.
“Dy dekada pas çlirimit e 12 vjet pas pavarësisë, familjet e të pagjeturve ende i kanë plagët e hapura. Ata e meritojnë të dinë të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre. Të pagjeturit duhet të pushojnë në tokën e Kosovës, dhe populli i Kosovës meriton drejtësi”.
Nagavci ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera në Kosovë.
“Përkundrazi, ndërkohë që qeveria e Kosovës dhe ju zotëri Hoti padrejtësisht i keni barazuar të zhdukurit dhe viktimat e gjenocidit që Serbia ia kryer në popullin tonë me të zhvendosurit”./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...