Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, dje gjatë ditës ka njoftuar se ka dalë pozitiv me COVID-19.
Osmani, bëri të ditur se për një kohë do të qëndrojë e izoluar shkaku i infektimit me koronavirus.
Por, ajo theksoi se asnjë që lidhet me funksionet e saj, nuk do të mbetet pa mbulim.
Këshilltari për media Bekim Kupina, i tha Klanit se ushtruesja e detyrës së presidentit po i vazhdon aktivitetet e parapara, vetëm se ato janë bartur online.
Kupina njoftoi se gjendja shëndetësore e e Osmanit është stabile.
“Siç e ka bërë të ditur në postim u.d. Presidentja Osmani, gjatë periudhës sa do të qëndrojë e izoluar shkaku i infektimit me COVID-19, asnjë çështje që lidhet me funksionet që bartë ajo nuk do të mbetet pa mbulim”.
“Kabineti në Presidencë, sikurse edhe ai në Kuvend vazhdojnë punën, ngase një pjesë e ekipit tashmë e kanë kaluar përballjen me COVID-19. U.D.Presidentja po i vazhdon të gjitha takimet e planifikuara, vetëm se i ka bartur ato në platforma elektronike. Gjithashtu po vazhdon t’i shqyrtojë e nënshkruaj me kohë të gjitha dokumentet e kërkuara për të dy funksionet që i ushtron”.
“Pra, u.d.Presidentja është në gjendje stabile shëndetësore dhe po vazhdon t’i kryejë obligimet kushtetuese”.
Schlotterbeck do të vendosë mes Realit dhe Dortmundit
Mbahet sot mbledhja e parë e Qeverisë Kurti 3
Çfarë sjell mandati i ri? Premtimet kryesore të Albin Kurtit
Sot seanca gjyqësore për vrasjen e policit, Muhamed Lika
Tragjedia në Kanada, policia identifikon autoren e masakrës ...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s mblidhen në Bruksel, fokus t...