Mbrëmë rreth orës 20:00 ka ndërruar jetë një femër e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën e Institutit të Shëndetit Mendor në Shtime.
Rastin e kanë konfirmuar nga Qendra e Institutit të Shëndetit Mendor në Shtime të cilët kanë thënë se e ndjera ishte në moshë të shtyer dhe se kohët e fundit kishte disa komplikime shëndetësore.
“Po, mbrëmë ka ndërruar jetë një femër e cila ka qenë banore residente në këtë qendër. Ajo ka qenë në moshë të shtyer, kohët e fundit me disa komplikime në shëndet, por për shkak të COVID-19 nuk është ndalë në spital për trajtim prandaj është trajtuar në qendë”, kanë thënë për Gazetën Sinjali nga kjo qendër.
Viktima është dërguar në QMF dhe mjekët e kanë konstatuar vdekjen, mirëpo ende nuk dihet se çka shkaktoi vdekjen e saj.
Osmani: Kosova nuk i prenë më në besë aleatët
Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë ...
Arrestohet në Gjakovë një i kërkuar nga Interpol-i për vjedh...
Nis “tubimi i bashkimit” i LDK-së, Abdixhiku dhe Osmani prit...
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vle...
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...