Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar lidhur me djegien që iu bë banerit ‘Liria ka Emër’, i vendosur në hyrje të Graçanicës.
Tahiri tha se djegia e këtij materiali simbolik, është shenjë se në Kosovë edhe sot e kësaj dite Serbia investon në provokim e nxitje të kauzave të saj mbi kurrizin e lirisë sonë, shkruan Arbresh.info.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Djegia e materialit simbolik, apelues e manifestiv të një prej kauzave më të ndritura politike të qytetërimit në përgjithësi dhe kombit tonë në veçanti, siç është liria, për më tepër në një ambient publik e të destinuar për publikim, është shenjë se në Kosovë edhe sot e kësaj dite Serbia investon në provokim e nxitje të kauzave të saj mbi kurrizin e lirisë sonë.
Përkundër se në shoqërinë tonë multietnike, secili komunitet kultivon hapur e pa pengesë simbolet e veta të veçanta, djegia e banerit simbolik të lirisë si vlerë e përbashkët e të gjithëve, është fyerje dhe tendencë për ta përbuzur një të vërtetë që s’mund të përbuzet.
Liria kurrë s’ka mund të digjet e ndalohet si fakt e si proces, nga tytat e topave të Serbisë në të kaluarën. Ajo nuk mund të digjet e ndalohet si simbolikë as sot nga përpjekjet tinëzare të Beogradit.
Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe për këtë kemi punuar vazhdimisht. Por liria jonë, emrin e ka të vulosur në kauzën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër regjimit shtypës e gjenocidial të Millosheviqit. Një cenim i lirisë si simbolikë, është cenim i vlerave tona kushtetuese e multietnike si realitet.
Liria ka emër. UҪK.
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...