Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar se “njerëzit mund të vdesin” nëse administrata e tij e ardhshme vazhdon të pengohet nga presidenti aktual, Donald Trump.
Biden tha se ishte i nevojshëm bashkërendimi për të luftuar shpërthimin e koronavirusit. Ndërsa refuzimin për bashkëpunim nga Trump, Biden e quajti “krejtësisht të papërgjegjshme”, shkruan Bbc transmeton portali arbresh.info
Fushata Trump nisi një sërë sfidash ligjore pas votimit të 3 nëntorit për të garuar në numërimin e votave.
Ekipi i presidentit po përpiqet që gjykatat të përmbysin votat në shtetet kryesore me arsyetimin se shumë fletëvotime ishin të pavlefshme ose të numëruara në mënyrë jo të duhur. Deri më tani këto përpjekje kanë dështuar dhe nuk ka prova të mashtrimit.
Presidenti i zgjedhur Biden, një demokrat, ka 306 vota në kolegjin elektoral, duke kapërcyer pragun prej 270 të nevojshëm për të fituar.
Agjencia qeveritare që fillon procesin e tranzicionit – Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA), e kryesuar nga një i emëruar nga Trump – ende nuk e ka njohur Biden dhe Kamala Harris si fitues.
Kjo i lë ata pa qasje në njoftimet e ndjeshme qeveritare që zakonisht ofrohen për një administratë në ardhje. /arbresh.info/
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja
Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të P...
Vranësira, shi e borë – parashikimi i motit për fundjavë