Sot, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkoi leje nga parlamenti për të dërguar ushtrinë në Azerbajxhan.
Ushtria turke duhet të marrë pjesë në misionin e vëzhgimit të armëpushimit ruso-turk në Nagorni-Karabaku.
Në një kërkesë drejtuar parlamentit, Erdogan po kërkon miratimin që të dërgojë trupat për të krijuar një “qendër koordinimi” me Rusinë, e cila do të monitorojë respektimin e armëpushimit, raporton AA.
Trupat e dërguar nga Turqia, një vend që mbështet Azerbajxhanin, “do të marrin pjesë në aktivitetet e qendrës së koordinimit që do të krijohet me Rusinë” dhe “do të sigurojnë respektimin e armëpushimit”, thuhej në kërkesë.
Ky autorizim i vendosjes, i cili duhet të jetë vetëm një formalitet, do të jetë i vlefshëm për një periudhë prej një viti dhe numri i ushtarëve të vendosur do të përcaktohet nga Erdogan.
Azerbajxhani dhe Armenia kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila përfundoi konfliktin disa javor në Nagorni-Karabak, një rajon i shkëputur i Azerbajxhanit me një popullsi shumicë armene. /Telegrafi/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1