Problemet për Liverpoolin në fazën defensivë janë shtuar dukshëm, meqenëse janë lënduar lojtarët kryesorë.
Pas Virgil van Dijk, ishte Joe Gomez që pësoi lëndim me Kombëtaren e Anglisë dhe pritet të mos rikthehet deri në gjysmën e sezonit, transmeton lajmi.net.
Duke qenë pa mbrojtës, Liverpooli në afatin dimëror duhet të bëjë ndonjë transferim dhe në listën e shkurtër janë David Alaba, Dayot Upamecano dhe Kalidou Koulibaly.
Sipas The Athletic, “Reds” nuk kanë plan nëse do e transferojnë ndonjërin, mirëpo tekniku gjerman preferon austriakun.
Alaba shihet si transferim më i lirë, sepse i skadon kontrata në qershor dhe është konfirmuar që nuk do të rinovojë me Bayern Munichun.
Kurse, Upamecano verës rinovoi me RB Leipzigun, por ka klauzolën e lirimit me vlerë 38 milionë euro.
Ndërsa, Koulibaly është transferimi më i shtrenjtë nga këta të tre, meqenëse Napoli kërkon hiq më pak se 70 milionë euro.
Mbetet të shihet nëse Liverpooli do e transferojë Alaban, por në garë ndodhen edhe Juventus e Real Madridi.
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...