Me 459 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 41.493.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 12.543 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 762.068.
Lari shtoi se 5.666 nga të prekurit me Covid-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 558.818.
Duke informuar se deri tani në vend janë kryer 5.505.088 teste, zëdhënësja Lari vuri në dukje se të gjitha 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”.
Përmbytje katastrofike në Washington, qytetarët urdhërohen t...
Zgjatet afati i aplikimit për Skemën e Granteve për Energji ...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me urdhërarre...
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, merr 7 vota nga KLP
Çfarë duhet të bëjë Kosova më tepër për t’iu hequr masat e B...
Kurti: Stadium pas stadiumi, komunë pas komune, derisa ta bë...