Federata e Futbollit të Egjiptit ka njoftuar dje (e premte) se sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah është testuar pozitiv në COVID-19.
Salah nuk ka simptoma dhe ndihet mirë.
Federata e Futbollit të Egjiptit gjithashtu raportoi se pjesa e tjetër e kombëtares është testuar negative, dhe Salah tashmë ndodhet në izolim.
Salah u infektua në dasmën e vëllait?
Infektimi i Salah do të jetë një tjetër problem për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili tashmë ka të konfirmuara shumë mungesa në skuadër, shkruan lajmi.net
Siç raportojnë mediet në Egjipt, Salah ka mundur të infektohet në dasmën e vëllait të tij, ku ai u filmua duke kërcyer pa maskë në mesin e shumë të ftuarve.
Madje në mediet e Egjiptit është postuar një video e kësaj dasme, që ka ngjallur shumë reagime.
Wallahi he deserves to be sentenced to Klopps basement immediately pic.twitter.com/BJrVk8nXDW
— ً (@sxlmss) November 13, 2020
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...