Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë rrugë për në Slloveni nga aeroporti ‘Nëna Terezë’ në Tiranë.
Dardanët ishin grumbulluar në Shqipëri dhe kanë qëndruar në Durrës deri më sot, kur kanë udhëtuar drejt Lubjanës.
Të besuarit e trajnerit Bernard Challandes do të zhvillojnë ndeshjen e katërt në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosovarët do të përballen me Slloveninë të dielën me fillim nga ora 20:45, ndërsa për këtë takim do të jetë edhe një tjetër mungesë.
Mesfushori Bersant Celina nuk ka udhëtuar fare, pasi është i lënduar dhe me rekomandim të stafit mjekësor është kthyer në Prishtinë për tu riaftësuar për ndeshjen e të mërkurës.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Kombëtarja e Kosovës është nisur për në Lubljanë nga aeroporti “Nëna Terezë” në Tiranë. Me ekspeditën e Kombëtares nuk ka udhëtuar Bersant Celina, i cili për shkak të lëndimit, me rekomandimin e stafit mjekësor është kthyer në Prishtinë, ku pritet të riaftësohet për lojë për ndeshjen kundër Moldavisë.
View this post on Instagram
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale