Dy persona janë arrestuar në Kukës ditën e sotme.
Një 28-vjeçar ka goditur me shufër hekuri përdhunuesin e motrës së tij. Autori 15-vjeçar i përdhunimit është në gjendje të rëndë në spital. ndërsa vëllai është në polici.
Njoftimi i policisë:
Kukës/ Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan shtetasin I. Ç., 15 vjeç, banues në fshatin Mgullë. Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim një shtetëse 15-vjeçare, se shtetasi I. Ç. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit G. M., 28 vjeç, banues në Kukës. Shtetasi G. M., pasi ka mësuar nga e motra se shtetasi I. Ç. kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, e ka goditur me shufër hekuri duke e plagosur rëndë në kokë shtetasin I. Ç. Shtetasi I. Ç. ndodhet në spitalin rajonal të Kukësit, në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Marrëdhëniet seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” dhe “Plagosja e rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psikike”./TCH
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...