Të qënit president i Amerikës, ndikon jo pak në jetën personale dhe padashje i shton sfidat brenda një martese. Diçka të tillë e ka pohuar vetë ish-presidenti Obama, në librin biografik “A Promised Land”, që pritet të dalë në 17 nëntor.
Barack Obama, pranon se statusi i presidentit ia bëri më të vështirë gjërat në jetën familjare dhe bashkëshortore, duke shtuar tension tek Michelle dhe marrëdhënia me të.

“Pavarësisht famës dhe suksesit të Michelle, unë ndjeja një tension të brendshëm tek ajo. Dukej sikur sapo u mbyllëm brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë, të gjithë zhgënjimet dhe frustrimet e saj të mëparshme u bënë më të përqëndruara, më të gjalla, ndoshta nga zhytja ime gjatë gjithë ditës në punë, apo mënyra se si politika e ekspozonte familjen tonë. Ndoshta sulmet e herëpashershme apo tendenca e miqve dhe familjarëve për ta trajtuar rolin e saj si dytësor për nga rëndësia.”- tregon Obama. Ai tregon se kishte disa netë, kur shtrihej krah të shoqes në errësirë dhe mendonte për ditët kur gjërat mes tyre ishin më të thjeshta, kur e qeshura e saj ishte konstante dhe dashuria e tyre më pak e ngarkuar nga gjëra të tjera. Në ato çaste, Obama thotë se zemra fillonte t’i rrihte fort vetëm nga ideja se ato ditë mund të mos ktheheshin më kurrë.
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e policit M...
Protesta të mëdha në Argjentinë kundër reformave të punës, p...
Kush janë 16 kandidatët që do t’i zëvendësojnë ministrat në ...
Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulë...
Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen anga...
Nis seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e rreshterit Muhame...