Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se PDK nuk e ka shqyrtuar çështjen e hyrjes në Qeveri.
Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka shtuar se PDK ka vendosur të qëndrojë në opozitë.
“Të gjitha i kanë shlyer vijat e kuqe sepse po e shohin se s’kanë aftësi për të qeverisur. E kemi përcaktuar në mbrëmjen e 6 tetorit dhe kemi vendosur që të rrimë në opozitë dhe të shohim se çfarë mund të bëjnë këto parti që u thirrshin në koalicionin e shpresës”.
“PDK nuk e ka shqyrtuar çështjen e hyrjes në Qeveri. Kemi parë kryetarin e LDK-së që po rezervon poste për ne pa na pyetur neve. Po ka më shumë shtytje prej mediave dhe qytetarëve që PDK të jetë pjesë e Qeverisë sepse po e shohin se nuk ka vendimmarrje pa PDK-në në Qeveri”.
“Deri më tani qëndrimi i PDK-së është që të jemi parti opozitare. Mendoj se tërheqja e kësaj qeverie do të ishte e mirë për qytetarët. VV e di që vetëm me PDK dhe VV nuk bëhen votat për ta rrëzuar Qeverinë Hoti”.
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme
Sot varrosen në Pejë dy vëllezërit Bashkim e Gazmend Maloku