Zyrtarët policorë nga Prilepi kanë kryer tre bastisje në fshatin Radobili i Madh – Prilep me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një sasi e armëve (pesë pushkë) si dhe është gjetur dhe konfiskuar edhe një makinë e cila më herët ishte denoncuar si e vjedhur.
“Në shtëpinë e 52 vjeçarit M.M. janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjahu dhe 42 predha derisa tek 49 vjeçari F.C. është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjahu dhe është konfiskuar edhe një makinë e tipit “Volvo” e cila më herët ishte denoncuar si e vjedhur. Ndaj këtyre personave do të ngritën padi adekuate”, thuhet në komunikatën e MPB-së./alsat


Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër