Njerëzit me ngjyrë kanë dy herë më shumë gjasa se të bardhët për të kontraktuar koronavirusin, tregon një studim me 18 milionë njerëz.
Studimi i revistës EClinical Medicine, e cila publikohet nga Lancet, po ashtu tregon se aziatikët kanë 1.5 herë më shumë gjasa se të bardhët për t’u infektuar.
Studiuesit e universiteteve Leicester dhe Nottingham mblodhën të dhëna nga tetë studime në Mbretërinë e Bashkuar dhe 42 të tjera në Shtetet e Bashkuara.
Ata thonë se gjetjet e tyre kanë “rëndësi urgjente për shëndetin publik”.
Ka pasur disa dëshmi se njerëzit që u përkasin pakicave etnike, janë në rrezik më të madh nga koronavirusi, por arsyet nuk janë kuptuar ende plotësisht.
Autori kryesor i studimit të fundit, dr Manish Pareek, tha se ka pak prova që tregojnë se rreziqet rrjedhin nga faktorët gjenetikë.
“Njerëzit që u përkasin pakicave etnike, kanë më shumë të ngjarë të punojnë në vijën e parë të frontit dhe të jetojnë në familje të mëdha”, tha Pareek.
“Ne duhet të punojmë për të minimizuar ekspozimin ndaj virusit të këtyre grupeve në rrezik, duke ua lehtësuar qasjen me kohë në burimet e kujdesit shëndetësor”, tha studiuesja tjetër, dr Shirley Sze.
Koronavirusi ka prekur mbi 52 milionë njerëz në të gjithë botën.
Prej tyre, mbi 1.2 milion kanë vdekur, ndërsa mbi 34 milionë janë shëruar.
Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 10.4 milionë të infektuar dhe mbi 241,000 viktima./rel
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...