Irani tani ka më shumë se 12 herë sasi të uraniumit të pasuruar të lejuar nën marrëveshjen ndërkombëtare, thotë vëzhguesi global.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha që rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit kishin arritur në 2,442,9 kg (5,385.6 b), transmeton portali arbresh.info
Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është ekskluzivisht për qëllime paqësore.

IAEA gjithashtu tha se shpjegimi i Iranit për praninë e materialit bërthamor në një vend të padeklaruar nuk ishte “i besueshëm”.
Në Twitter, ambasadori i vendit në IAEA, Gharib Abadi, tha “çdo koment i nxituar duhet të shmanget”, duke shtuar: “Ndërveprimet janë duke vazhduar me qëllim që të finalizohet zgjidhja e çështjes”.
Në raportin e saj të fundit, shpërndarë në vendet anëtare, IAEA nuk identifikoi vendin ku kishte gjetur material bërthamor. Një burim anonim i tha agjencisë së lajmeve AFP se nuk kishte asnjë indikacion që ishte përdorur për përpunimin e uraniumit, por ai mund të ishte përdorur për të ruajtur materialin./arbresh.info/
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...