Sipas AS, Atletico Madrid dëshiron që të nënshkruajë me yllin e Milanit, Hakan Calhanoglu si lojtar të lirë në fund të sezonit.
Turkut do t’i skadojë kontrata e tij në fund të qershorit dhe bisedimet për zgjatje të saj me klubin aktual janë komplikuar paksa, shkruajnë mediat në Itali.
Madje nëse ish ylli i Bayer Leverkusen dëshiron të qëndrojë në Milan, agjenti i tij deri me tani thuhet se ja ka ofruar atë disa top klubeve të Europës.
Calhanoglu fiton 2.5 milionë euro në San Siro dhe kërkesa e tij për të qëndruar është jo më pak se 5 milionë.
Ka disa raporte në Itali që thonë se kërkesa e lojtarit është në mes 6-6.5 milionë euro në vit.
Raportohet se atë janë duke e kërkuar edhe Manchester United. 26 vjeçari mund të largohet nga Milan në janar nëse kuqezinjtë nuk arrisin që t’i bëjnë atij një kontratë të re me klubin. /GazetaExpress/
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...
FIFA rrit përsëri çmimet e biletave
Ministri shqiptar: Samiti i Diasporës, platformë kyçe për ba...
Rritja e faturave të energjisë për shkak të luftës, Starmer ...
Partitë pajtohen që rezoluta e PDK’së për luftën të votohet ...