Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Klinaku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, transmeton arbresh.info.
Ai ka shkruar se vendi nuk duhet të izolohet, sepse izolohemi ne që kemi rezultuar pozitiv.
Njoftimi i plotë i tij:
Të nderuar/e,
Pasi kam pasur pakëz simptoma, e kam bërë testin për virusin Covid-19 dhe sapo u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv! Në përgjithësi ndjehem mirë dhe do të mundohem që t’i kryej obligimet nga shtëpia ku do qëndroj i izoluar.
Përsëri mendoj se vendi nuk duhet të izolohet, sepse izolohemi ne që kemi rezultuar pozitiv.
Një gjë, përveç tjerash, që ka mbetur pa u kryer, është dërgimi në kushtetuese i çështjes së mandatit të Gjykatës Speciale, prandaj iu bëjë thirrje deputetëve që ta dërgojnë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese.
Mediat mund të më kontaktojnë pa hezitim edhe në këto kushte të izolimit.
Ju falemnderit!/Arbresh.info
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...