Kanë kaluar më shumë se një orë qëkur është dashur të fillojë seanca e jashtëzakonshme e thirrur për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Një numër i vogël i deputetëve ndodhet në sallën e seancave, raporton portali arbresh.info
Deri më tani nga LDK për arbresh.info kanë thënë se është në dorën e deputetëve që ta votojnë këtë projektligj që po konsiderohet jetik për rimëkëmbjen ekonomike.
Kurse nga AAK thuhet se janë në Kuvend pikërisht për të votuar këtë projektligj, por që janë kundër mbylljes totale të vendit.
Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka njoftuar se do të bojkotojnë aktivitetet e Kuvendit këtë javë për shkak të zhvillimeve të fundit në Gjykatën Speciale.
Kujtojmë se pjesë e pakos për rimëkëmbje është edhe mundësimi i tërheqjes së 10% nga Trusti i Kursimeve Pensionale./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...