Në paraqitjen e parë të Rexhep Selimit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ai është deklaruar i pafajshëm.
“E di që nuk është momenti as vendi, të flas për legjitimitetin e kësaj gjykate, kur e ka themelu Kuvendi i Kosovës. Unë si deputet e kam refuzu këtë gjykatë. Donim që kjo të bëhej në Kosovë. Pasi Kosova shpalli pavarësinë, Serbia ka paditur Kosovën në lidhje me pavarësinë. Ajo gjykatë i dha legjitimitet pavarësisë së Kosovës. Pak muaj më pas, Serbia përmes Dick Marty, e ngriti këtë. Ja ku jemi. Kjo gjykatë tashmë është një fakt. Sot jam këtu si luftëtarë i UÇK-së dhe si themelues. Rolet i kemi të ndara, por ju lutem më bëni të besoj se qëllimi do të jetë drejtësia dhe e vërteta. Ishte aktakuzë e rëndë, voluminoze, e pa sakte dhe e padrejtë. Ky proces do ta dëshmojë që kishim luftë të pastër dhe të drejtë. Kam luftuar kundër Serbisë okupatore, që ka bërë gjenocid, vrasje, shfarosje e spastrim etnik. Unë jam veç një çlirimtar. Luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfundu me NATO-n”, është shprehur Selimi.
Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.
Aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale./arbresh.info/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...