Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka uruar presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden, duke i shprehur gatishmërinë e tij për të punuar ngushtë me administratën e re.
“Besoj që bashkëpunimi i ngushtë dhe aleanca mes dy vendeve tona do të vazhdojë të kontribuojë në paqen botërore në të ardhmen sikurse ka bërë deri sot”, tha Erdoğan në një deklaratë, transmeton portali arbresh.info
“Përsëris vendosmërinë tonë për të punuar ngushtë me Administratën e SHBA-ve në këtë drejtim në periudhën e ardhshme”.
“Ju përgëzoj për suksesin tuaj në zgjedhje dhe shpreh dëshirat e mia të sinqerta për paqen dhe prosperitetin e njerëzve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Turqia ishte një nga disa vende, së bashku me Rusinë, që nuk kishin komentuar fitoren e Biden që kur ai u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të SHBA të shtunën.
Një zyrtar i lartë turk kishte thënë të hënën se Ankara do të priste derisa sfidat ligjore për rezultatet e zgjedhjeve amerikane të zgjidheshin dhe që rezultati të finalizohej./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...