Një tjetër person është hedhur nga lartësia e spitalit ku po trajtohej për shkak të infektimit me koronavirus.
Ngjarja e rëndë është shënuar mesditën e sotme, në spitalin ‘Covid 1’ (QSUT), në kryeqytet. Top Channel mëson se pacienti R.B, 69-vjeçar, është hedhur nga kati i dytë i spitalit, ndërsa sipas policisë ai, për momentin ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Pranë këtyre ambienteve kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po hetojnë lidhur me këtë rast. Kujtojmë se ky është rasti i katërt që pacientë të infektuar hidhen nga lartësia e spitalit ku trajtoheshin me covid-19.
Fatkeqësisht tre rastet e mëparshme kanë qenë tragjike, pasi pacientët kanë ndërruar jetë menjëherë pas aktit ekstrem.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...