Propozimi i masave të reja për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 ndonëse u tha se do të miratohen gjatë ditës së djeshme, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Arbresh.info, ka mësuar nga burime brenda partive në koalicion se ende nuk ka pajtim final mes ministrave që vijnë nga partitë politike LDK, AAK e NISMA Socialdemokrate, për vendosjen e këtyre masave.
Në orën 13:00, ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj do të takohet me tre ministra të dikastereve të ndryshme për t’i diskutuar masat e reja.
Zemaj është i bindur që masa të reja duhet të merren pas rritjes së numrit të të prekurve me Covid-19, shkruan Arbresh.info.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi është kundër mbylljes së bizneseve.
Gjatë ditës do të mblidhet qeveria në mënyrë elektronik (Online)./arbresh.info/
Armend Zemaj e konfirmon se sot vendosen masat e reja anti-Covid 19
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic